Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte, duke nisur që nga ora 10:00 e paradites. Me debate të shumta ka nisur seanca e sotme e Kuvendi dhe shkak është bërë ulja e minutazhit për deputetët për të folur sot. Vendimin që seanca të jetë më e shkurtër për shkak të masave anti COVID opozita e ka konsideruar si tentativë për t'i mbyllur gojën.
Një debat mes Kryeministri Rama dhe kryetarit të PD-së Basha ka vijuar më pas, me akuza nga njëra anë dhe me ironi e batuta nga ana tjetër. Nisi si një debat i zakonshëm për minutazhin e diskutimit por shefi i opozitës Lulzim Basha shpërtheu ashpër kur deputeti socialist Eduart Shalsi po fliste nga foltorja












