Sot masa për ‘grupin e zjarrit’/ Berisha: I futën në qeli pa asnjë provë, do padisim Skënder Hitën dhe Sokol Bizhgën

20 Prill, 12:21 | Përditesimi: 20 Prill, 12:21

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se do të padisin penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhën dhe 2 persona të tjerë që kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit. Berisha tha se u përdor spraj kundër arinjve ndajr protestuesve që kishin dalë në shesh. Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi edhe protetsuesit që sot do të dalin para Gjykatës për masat e sigurisë. Ndonëse kësaj radhe ata u kapën në flagrancë me molotovë në duar, Berisha thotë se militantët u futën në qeli pa prova.

 

I.M/Shqiptarja.com