Sot në darkë mbërrijnë 1170 doza nga vaksina e Pfizer! Rama: E kemi arritur vetëm ne dhe Serbia!

1 Shkurt 2021, 19:55 | Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 20:25

Kryeminstri Edi Rama ka bërë me dije se një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria pritet të vijnë sot në darkë në Shqipëri.

Kësisoj me ardhjen e tyre nesër do të të bëhet doza e dytë e vaksinës anti COVID te personat që kanë marrë dozën e parë.

Deri sot janë vaksinuar 670 personel shëndetësor. Kryeministri bëri të ditur se këtë herë do të vijnë më pak vaksina se sa herën e parë, ndërsa shtoi do të vijojë vaksinimi me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht me pensionistët. Këtu vijoi duke thenë se plani i vaksinimit në 14 muaj nuk ka rënë ende dhe se jemi afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare edhe me AstraZenecën.

Ndërkohë bëjmë me dije se në  kryeqytet janë hapur dhe 4 qendra të tjera të testimit të shpejtë në Tiranë.

b.ha./Shqiptarja.com