Deklaratat e Kim për pastërtinë e kandidatëve më 25 prill, Rama: Përgjegjësia është individuale, nuk ngremë sallë torturash për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne selinë e PS në një takim drejtuesit politikë në nivel qarqesh.

Kreu i qeverisë, njeherazi drejtues i forcës politike më të madhe në vend, në përfundim të mbledhjes ka konfirmuar kandidimin në Vlorë e Durrës, megjithëse jo 100%. Teksa është pyetur se ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se nga Vlora nuk heq dorë, por shtoi se edhe Durrësit i ka një borxh. Me këtë përgjigje kreu i qeverisë la të kuptohet se mund të kandidojë në 2 qarqe.

Apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila u bëri apel partive të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale. Rama theksoi se nga ana e PS do zbatohet ligji dhe se kush gënjen në vetëdeklarim ka përgjegjësi individuale, pasi sipas tij partitë politike nuk janë drejtori policie.

Një pjesë e vaksinave anti COVID të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria Rama tha se do të vijnë sot në Shqipëri. Teksa tha se vaksinat do vijnë në mbrëmje, kryeministri bëri të ditur se këtë herë do të vijnë më pak vaksina se sa herën e parë, ndërsa shtoi do të vijojë vaksinimi me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht me pensionistët. Këtu vijoi duke thenë se plani i vaksinimit në 14 muaj nuk ka rënë ende dhe se jemi afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare edhe me AstraZenecën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
Apeli i Kim për kandidatë të ‘pastër’, Rama: Kush gënjen ka përgjegjësi individuale! S'kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive

Apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila u bëri apel partive të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë u pyet edhe për emra të veçantë, si Gledion Rahovica që ka kaluar nga LSI tek PS, por theksoi se emrat janë çështje e procesit.

“Nuk bëj komente për emra të veçantë sepse emrat e veçantë janë çështje e procesit të vazhdon. Në fund do të dalë lista duke u bazuar dhe tek puna që secili bën deri tani që flasim. Duke u bazuar tek një skuadër, kështu që është e kotë të merremi me emra të veçantë”, tha shefi i maxhorancës.

Ora 10:13
Rama: Sot në darkë mbërrijnë dozat e vaksinës Pfizer! Jemi afër marrëveshjes përfundimtare me Astrazenecën

Një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria do të vijnë sot në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe tha se dozat e para do të vijnë sot në mbrëmje. Ndërkaq ai shtoi se jemi afër marrëveshjes përfundimtare me Astrazenecën. Pavarësisht vonesave, Rama tha se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma.

Lidhur me mekanizmin COVAX, Rama tha se aty problemi është i jashtëzakonshëm dhe kanë filluar kërcënimet për hedhje nëpër gjyqe.

“Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të covax që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, kanë filluar kërcënimet për hedhjen në gjyq për kompanite në vende të mëdha të BE, ne kemi një sportim në kohë pasi dozat e para të pfizer do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit, dozat e para vijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza ndërkohë që jemi shumë afër me një marrëveshje përfundimtare me astrazenecën, ndërkohë që vazhdojmë kontaktet me tre shtete, jemi ne rruge te mbare. Skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave. Do të vazjdojmë me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht do të vazhdojmë dhe me të moshuarit.

Do vazhdojmë me mjekë dhe infermierë. Nuk e kam tani në këtë moment se dua të jap shifër të saktë e rëndësishme është që ne do mund të vazhdojmë të vaksinojmë. E rëndësishme është se në shkurt . So do të vijnë doza më pak se ata që ishin angazhuar, më pak por sidoqoftë e rëndësishme është se fillon vaksinimi i dytë”, tha Rama.

Ora 10:05
Rama tregon ku do kandidojë në zgjedhje: Vlorën nuk e lë, Durrësit i kam një borxh

Në përfundim të mbledhjes me koordinatorët politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit la të kuptohet se do të jetë në 2 qarqe, në Durrës dhe në Vlorë.

 “Është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/02/2021 02:35

    Dhome torturash mos ngrih,por ama nje komision kontrolli per figuren duhet,ndryshe do perfundosh me surpriza te pakendshme, si Shkodra dhe mos harro, qe per ate te shkrete karrige,ka njerez, qe jane gati te shkelin mbi kufoma,jo me te tregojne biografine.

    Përgjigju
  • Eri: 01/02/2021 23:15

    Vetem Vetvendosja e sjell ndyshimin dhe ben shtet ligjor.Rama do qe ta mbushi parlamentin me kriminela qe te fitojne imunitet.

    Përgjigju
  • Niku: 01/02/2021 17:39

    Po mer plak PO, Durresit i ke borxh baterdine e betonit qe boni Gjushi, dhe nvend qe ta rregullosh doren me infrastrukturen, Rilindja jote e ka shkerdhy akoma me shume. A e ke pa se ca lloj kaosi keni kriju me eliminimin e parkingjeve, ngushtimin e rrugve dhe zgjerimin e trotuareve??? Pune spo tkerkojme gjo tjeter jo e jo se dihet si osht shqipria, po tpakten na lej rehat me gjet i parkim poshte shpise mer plak

    Përgjigju
  • Suksese: 01/02/2021 16:36

    Mirë e ka,o Shoku,kjo asht DemoKratia, si në çdo vend të përparuar!!..

    Përgjigju
  • Gaz: 01/02/2021 16:04

    Jo more zoteri jo nuk te tha kush ty te ngresh salla torturash por ti hetosh kantidatet qe do zgjedhesh akoma edhe ne rruge operative ne se eshte e mundur per te mesuar te verteten e te propozuarit,por u pelqen juve qe i propozuari te jete i perlyer dhe i kamur se duhet te investoj qe te zgjidhet,nuk ju intereson fare pastertia juve e personit te propozuar.....mashtruesa!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare