Sot PD mbledh këshillin kombëtar për zgjedhjen e kreut të ri! 17 deputetë bojkotojnë mbledhjen! Bardhi: Shkel statutin e partisë

20 Qershor 2023, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2023-06-20 19:30:57

Sipas Bardhit, nuk ka përse të veprohet me nxitim për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë. Ai tha se veprimet e kryera së fundmi, tregojnë se po veprohet për interesin personal të disa individëve, duke nënkuptuar edhe Lulzim Bashën i cili së fundmi është rikthyer në takime me të rinjtë demokratë duke lënë të kuptohet se planifikon të kandidojë për kreun e partisë