Sot seanca e radhës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit! 6 efektivët e thirren për të dëshmuar, prokuroria kërkon të rikthehen në ‘arrest shtëpie’

24 Shkurt 2023, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2023-02-24 15:39:37

Gjykata e Elbasanit po zhvillon ditën e sotme seancën e radhës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në zgjedhjet e 21 prillit. Në seancë ka mbërritur Arbër Papleka, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërkohë që sot janë thirrur për të dhënë dëshminë edhe 6 efektivët të cilët Apeli i riktheu në detyrë.