Sot seanca në GJKKO për Fredi Belerin, merret në pyetje me dyer të mbyllura kallëzuesi Arsen Rama

7 Nëntor 2023, 12:27 | Përditesimi i fundit: 2023-11-07 21:31:57

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohen 2 seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Njëra prej seancave po mbahet në GJKKO ku do të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës. Bëhet fjalë për Arsen Ramën, personin që ka bërë kallëzimin në prokurori për Belerin dhe tashmë është bërë bashkëpunëtor i prokurorisë.