Kuvendi rikthehet sot në punë, por klima e tensionuar politike vë në vështirësi dy reformat më të rëndësishme, atë zgjedhore dhe territorialen. Bojkoti i opozitës bllokon mazhorancën, por kjo e fundit paralajmëron se do të zhbëjë me votë formulën e barazisë në 2 komisionet e posaçme, për të ecur e vetme përpara.




















