Sot zgjidhet kreu i ri i FSHF-së/ Me burokracinë e dokumenteve, Duka lë jashtë delegatët e Shoqatës së Tiranës

15 Mars 2022, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2022-03-15 11:35:58

43 delegatë nga 55 që janë gjithsej do të votojnë për kreun e FSHF-së si edhe Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Kjo do të thotë që delegatët e Shoqatës së Tiranës, me kryetar Eduard Prodanin nuk janë lejuar nga FSHF-ja të marrin pjesë në Asamble. Kjo sepse FSHF-ja i ka njohur një ditë më parë dhe u ka kërkuar që të plotësojnë dokumentet vetëm 1 ditë afat, por kjo ditë ka rezultuar e dial, pushim dhe kjo e ka bërë të pamundur që të arrinin në kohë dokumentet e nevojshme, prandaj sot nuk u jepet mundësia që të votojnë. Kujtojmë që Prodani është zgjedhur si kreu i Shoqatës së Tiranës pas vendimit të Gjykatës, sepse Duka në një proces të manipuluar kishte zgjedhur Krenar Alimehmeti.