Spahia në takim me tregtarët: Ndaj Shkodrës ka nisur persekutim i ri nga pushteti, në 14 maj i japim përgjigjien me votë

20 Prill 2023, 13:46

Me biznesin e vogël në Zdrale zhvilloi takimet e radhës Bardh Spahia, kandidati për bashkinë Shkodër i koalicionit “Meta-Berisha”. Ai mori mbështetjen e tregtarëve për betejën e 14 Majit, të cilën e cilësoi të rëndësishme për fatin e bashkive në të gjithë Shqipërinë, duke thënë se fitorja do të nisë nga Shkodra.