Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend duhet të flitet për gjendjen e rëndë, dhe problemet me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale.
Raporti i KLSH për Onkologjikun, tha ai, do të mbetet në sirtarin e ministres së Shëndetësisë, duke shtuar se spitali është “simbol i braktisjes nga shteti”.



















