Nëse Berisha mund ta drejtojë partinë e tij dhe opozitën ende pas të 80-ave, Kreshnik Spahiu theksojn se ai erdhi sërish me një projekt për të rithemeluar partinë, por nuk ka marrë këto 3 vite asnjë figurë të re në parti.
'Lider nuk të bën mosha. Në sytë e shqiptarëve fatkeqësisht po konceptohet se parti të reja i krijon një 20 vjeçar dhe një e vjetër kur e drejton një 80 vjeçar. Lulzim Basha tregoi se ishte më i vjetër në drejtim se Berisha. Jam nga kritikët më të fortë të Berishës por hyn tek ajo kategori politike që ka suksese dhe dështime. Jam kundër atyre që e shikojnë si fatkeqësia e Shqipërisë apo që e shohin si legjenda e Shqipërisë. Ka 34 vite në politikë, është kafshë politike. Problemi tij është një gjë madhore, unë di të bëj dallimin mes atyre që janë burra shteti dhe politikanë të zakonshëm. Burri i shtetit e do shtetin dhe atdheun më shumë se pushtetin personal.
Nëse e pyet Berishën nëse do Shqipërinë në BE pa ty, apo me ty i izoluar dhe kryeministër do zgjidhte këtë të fundit. Berisha e ka treguar, iu referova vitit 97. Flas në parim. Këtu gjithë elita politike janë të korruptuar. Berisha 50 vjeçar, 60 vjeçar ka plot merita. A sjell dot ndryshimin politik nga 80 – 90 vjeç dhe të jetë shpresa e Shqipërisë? A rinovohet? Ka kreativitet në lidershipin e tij? Rithemelimi i PD-së është mirëpritur nga të gjithë si koncept. Të gjithë e donin. Tani bëjmë bilancin. Ka 3 vjet që u bë Rithemelimi, më gjej një emër të ri që është anëtarësuar në Rithemelim. Nuk u konceptua kurrë si hapje. Edhe ideja e tij e fundit Rithemelimi, nuk mundi, ngeli në 10 emra të cilët kanë një konsum 100 herë më të madh se Berisha, që nuk e shtyjnë dot përpara mosbindjen civile.'