Spahiu debat me Bozdon për Onkologjikun: 26 barna në listë, asnjë qeveri s’e përballon rimbursimin

10 Nëntor, 15:53 | Përditesimi: 10 Nëntor, 15:53

A mjaftojnë fondet për barnat e Onkologjikut? Kjo ishte pyetja që deputeti i PD-së, Eno Bozdo, i drejtoi ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë.

Spahiu tha se në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna dhe argumentoi se rimbursimi i preparateve më të kushtueshme do të kufizonte numrin e pacientëve që mund të trajtohen me buxhetin në dispozicion.

K.C/Shqiptarja.com