Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

27 Nëntor, 21:28 | Përditesimi i fundit: 2024-11-27 22:28:15

Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv mbrëmjen e sotme teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila i hoqi masën 'arrest shtëpie' kreut të PD Sali Berisha tha se vendimi ishte i drejtë.

Sipas tij, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën.

‘Mendoj se është një shkallë procedurale që është normale, një gjykatë nuk duhet paragjykuar. Ka një parim në drejtësi më mirë 100 të fajshëm jashtë se 1 i fajshëm brenda. Unë s’ja uroj burgun një ish-kryeministri sepse e dëmton imazhin e vendit. Sot nuk është vendosur fajësia apo pafajësia, është një proces gjyqësor që do të marr kohë. Unë deri më sot kam një bindje që për 10 vite nuk ka gjykatë dhe gjyqtar që të çojë në burg Ramën dhe Berishën. Unë e kam thënë këtë me vite që në Shqipëri ka dy persona të paprekshëm dhe ka 2 milionë të prekshëm.