Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij

23 Korrik, 22:42 | Përditesimi i fundit: 2024-07-23 22:42:23

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ thotë se Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij. Spahiu i referohet deklaratës së Metës, se duhej helikopter për të shkuar në fshatin që u shndërrua me vila turistike, ku vetë Berisha e Meta kanë vilat e tyre. Madje fshati turistik më luksoz i Durrësit u pajisu me një rrugë të re të shpejtë të financuar nga qeveria e Partisë Demokratike.