Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv komentoi dosjen Partizani dhe marrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si të pandehur.
Spahiu tha për Report Tv se koha që ish-kryeministri Sali Berisha ka kaluar në masën arrest shtëpie do të përllogariten si vite burg nëse kreu i PD-së merr dënim nga gjykata
“Duhet të kemi parasysh që jo rastësisht është lënë Arresti shtëpiak. Ka dy skenar nga gjykata, skenari i parë është pafajësia dhe në rastin tjetër është fajësia. Në rastin e dënimin pra të dënohet fajtor. Vitet e arrestit shtëpiak llogariten si vite burgu. Po mundohem që në optikën time të tregoj se çfarë do të ndodh pas 3 vjetësh me këtë çështje që njerëzit mos të çuditen. Nuk përjashtohet që të ketë akuza të tjera apo çështje të tjera”, tha Spahiu.