Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente

23 Korrik, 22:26

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në repolitix në Report Tv ka folur mbi investigimin e Shqipatrja.com lidhur me vilën perandorake të Sali Berishës në Gjirin e Lalzit. Ndalur në lejet që Berisha ka dhënë për ‘Lura sh.p.k’, Spahiu thotë se shkatërrimi i bregdetit nisi në vitin 2006, kur fshatrat turistike u shitën si apartamente. Fillimisht Spahiu thotë se destinacioni i zonës në Gjirin e Lalzit ku janë ndërtuar vilat luksoze, u ndryshua nga fshatra turistikë në zona rezidenciale.