Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Spahiu thotë se Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet, edhe nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë lejon emigrantët që të sillen në Gjadër, por edhe në rast se nuk e lejon.
"Shqipëria fiton edhe po e lejoi Gjykata Europiane e Drejtësisë edhe po refuzoi, ditën që Rama dhe Meloni nënshkruan marrëveshjen, unë kam deklaruar që Rama po nënshkruan një marrëveshje që e di shumë mirë që s’do ekzekutohet. Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet. I ka bërë qokën politike Europës, e ka shlyer borxhin me Melonin. Shqipëria politikisht sërish fiton. Edhe Meloni i thotë elektoratit të vet unë vendimin politik dhe zgjidhen për emigrantëve e bëra, gjyqtarët nuk më lejuan. Justifikohet", tha Spahiu në Report Tv.