Spahiu: SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA

12 Nëntor, 21:38

SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA’.

Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Repolitix në Report Tv, mbrëmjen e sotme. Juristi tha se SPAK është krijuar gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

‘Berisha më shumë se të gjithë ne e di se SPAK është krijuar në periudhën gjatë mandatit të parë të Donald Trump me financim të administratës së Trump dhe nuk është i rastësishëm qëndrimi i ambasadori francez dhe gjerman dje për SPAK. Berisha kërkon që të bind elektoratin që mbështet që ti thotë unë nuk kam qëndrim kundër amerikanëve, por ndaj një fondacioni, Soros që ka ndikuar në këtë projekt”, tha ai.