Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës, ku u njoh nga afër me situatën dhe shërbimin mjekësor të ofruar për personat e lënduar, të paraqitur pas protestës.
Gjatë vizitës, ministrja takoi ekipin mjekësor në gatishmëri, si dhe pacientët që aktualisht po marrin kujdes shëndetësor pranë këtij spitali.


















