SPAK do burg për zv/ kryeministren, PS vendos të enjten! Fati i Ballukut në dorë të grupit! PD: Po e mbrojnë

24 Shkurt, 16:13 | Përditesimi: 24 Shkurt, 16:13

Grupi i PS do të mblidhet të enjten për të dakordësuar një qëndrim mbi çështjen Balluku, nëse votat e tyre do të jenë pro apo kundër arrestimit të zv/ kryeministres. Opozita po e përgatit qëndrimin e saj pro kërkesës së SPAK, ndërsa mazhoranca nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar. SPAK në Këshillin e Mandateve dha argumente të reja ndaj Ballukut, duke njoftuar se nëse merr autorizimin do të kërkojë arrest me burg për nr. 2 të qeverisë.

    A.M/Shqiptarja.com