Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi goditjen e organizatës kriminale të Suel Çelës dhe lidhjet me gazetarin Artan Hoxha, sipas akuzës së ngritur nga SPAK. Avokati Përparim Çaça theksoi se duhet ndarë misioni i gazetarisë nga shërbimi që i bëhet klaneve kriminale.
Ndërkohë, gazetari Flogert Muça thotë se sipas SPAK, gazetari Artan Hoxha kishte një axhendë që t’i shërbente këtij grupi kriminal dhe jo opinionit publik
Avokati Çaça thekson se kur je pjesë e një grupi kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës. Akuzë që në fakt është ngritur edhe nga SPAK ndaj gazetarit Hoxha, të cilin e akuzon si anëtar të organizatës kriminale, përpos akuzës korrupsion pasiv në sektorin privat.