Analisti Plator Nesturi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv komentoi propozimin e SPAK për Joni Ketën për poostin e drejtuesir të BKH.
Ai tha se SPAK është i varur nga BKH dhe rritja e bashkëpunimit mes tyre do rrisë cilësinë e hetimeve.
‘Lidhur me zbatueshmërinë e kërkesave që kanë pasur për objekt të caktuar të hetimit unë them se duhet të shkojë jo vetëm në forcimin e SPAK dhe BKH por të gjithë institucioneve të drejtësisë. Kjo që po ndodh brenda jo vetëm SPAK për mënyrën që po realizon objektivat e veta, e shtrirë edhe tek BKH kur duket se së pari është aktor për zgjedhjen e kreut të BKH dhe kjo që është e rëndësishme. Prokurorët e SPAK janë të ndërvarur nga hetimet e BKH në terren dhe forcimi i këtij bashkëpunimi mund të sjell suksese më të mëdha dhe mund të rrezatojë nesër edhe në institucionet e tjera’, tha ai.



















