‘SPAK ka vdekur’, Aleanca për Teatrin padi Krajës e Dumanit! Kalaja: S’përjashtuan Kondillin, 4 vite që nuk heton Teatrin

26 Shkurt, 15:38

Me një kurorë në dorë për të dhënë mesazhin se sipas tij SPAK ka vdekur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt Prokurorisë së Posaçme. Avokatja Adriana Kalaja ka akuzuar ish drejtuesin e Kraja dhe kreun aktual Duman, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.