SPAK kërkesë në Kuvend për arrestimin e Arben Ahmetajt! Ish-ministri në hetim për 3 akuza: Korrupsion pasiv, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive dhe pastrim parash

10 Korrik 2023, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2023-07-10 18:01:37

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Në Kuvend ka mbërritur kërkesa, për vendosjen e masën së sigurisë dhe për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike