SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, dosja në dorë të gjyqtarit Erion Bani! Burime për Report TV: Në kërkesën e Dumanit dhe emra të tjerë

15 Korrik 2023, 15:09

Gjyqtari Erion Bani po shqyrton kërkesën e SPAK për masën e arrestit dhe kontrollin e banesës ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ish-numri 2 i qeverisë ndodhet në Angli, por nëse gjykata firmos urdhër arrestin, do të kërkohet për 3 javë nga policia shqiptare brenda vendit, për tu shpallur më pas në kërkim ndërkombëtar.