SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Enkelejd Alibeaj shkon në Këshillin e Mandateve, shikoni nga hyri

18 Dhjetor 2023, 11:34

Deputeti I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tashmë është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku dhe këshilli I mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Report Tv sjell momentin kur Enkelejd Alibeaj hyri nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.