SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar sekret!

30 Prill 2020, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 15:00:08

TIRANE-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se në këtë periudhë pandemie ka vijuar punën dhe nga data 9 mars deri sot ka regjistruar 42 procedime penale. SPAK thotë se po bëhen hetime intensive në procedimin penal të PD-së që ka objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në periudhën nga data 9 Mars 2020 deri me datë 30 Prill 2020 ka ushtruar funksionet e saj bazuar në rregullat e vendosura nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në situatën e pandemisë Covid – 19. Në këtë periudhë në mënyrë të përmbledhur treguesit punës së institucionit janë : Janë regjistruar 42 procedime penale. Janë përfunduar 37 procedime penale. Mënyra e përfundimit është si më poshtë: Për 8 procedime penale me 42 të pandehur, është dërguar kërkësa për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.