SPAK prangosi 8 persona për kultivim kanabisi në Krujë, GJKKO lë në burg 7 prej tyre! Report TV siguron dosjen e përgjimeve, grupet komunikonin me radio

27 Maj 2023, 16:36

Gjykata e Posaçme liroi vetëm 1 nga 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së kanabis sativa si grup i strukturuar kriminal. Skënder Velja, 73 vjeç, kryeplak i fshatit Bruz Zall, edhe pse ishte kreu i njërit prej dy grupeve të goditur nga SPAK që kultivuan drogën në fshatra të Krujës, mund të përfitoj masë më të butë, atë të “arrestit në shtëpi”, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës.