SPAK 'rrethon' pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës, u emëruan nga PD-ja në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

13 Maj 2021, 16:28

TIRANË- Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE. Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese, të emëruar dhe promovuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, në kuadër të kontrollit mbi drejtësinë, por që më pas u shkarkuan nga Vetingu. Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë.