SPAK sekuestroi vilat në Palasë e Hamallaj të bashkëjetueses dhe ish gruas, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Apelin e GJKKO

3 Prill 2023, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2023-04-03 15:15:05

Pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues, Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë. Report Tv mëson se, ish-zv.kryeministri i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive për dy vilat, njëra në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe tjetra në pronësi të ish-gruas.