SPAK: Tahiri 12 vite BURG! Açka akuzon Berishën: Kriminel… - STUDIO LIVE

29 Tetor, 21:59 | Përditesimi: 29 Tetor, 21:59

Përplasjet politike, protestat dhe kriza e përfaqësimit qytetar rikthehen në fokusin e emisionit “Studio Live”, ku ish-deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka komenton zhvillimet e fundit në vend. Në një diskutim për protestat dhe situatën politike, Açka shpreh shqetësimin se pakënaqësia e qytetarëve është grumbulluar prej vitesh, ndërsa qeveria dhe opozita nuk kanë arritur t’u japin përgjigje bindëse kërkesave të tyre.

Ajo ndalet te episodet e dhunës gjatë protestave, duke theksuar se ato nuk duhet të lënë në hije arsyet që i kanë nxitur qytetarët të dalin në rrugë. Nga ana tjetër, kritikon mënyrën se si mazhoranca i përgjigjet kundërshtimit qytetar dhe ngre pikëpyetje mbi rolin e opozitës, e cila, sipas saj, nuk po arrin të përfaqësojë plotësisht pakënaqësinë e shoqërisë.

Në fokus të bisedës janë edhe zhvillimet në Kuvend, përdorimi i flakadanëve dhe kalimi i ligjeve pa diskutime të mjaftueshme. Açka kritikon sistemin e listave të mbyllura zgjedhore, duke argumentuar se ai kufizon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve nga qytetarët dhe pengon krijimin e një elite të re politike. Mes kritikave ndaj të dyja palëve, ajo e sheh krizën aktuale si shenjë të një problemi më të thellë të besimit te politika dhe institucionet, ndërsa kërkon më shumë dialog, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete për qytetarët.

Me gazetarin Ermal Qori, në emisionin “Studio Live”, në Report TV.

M.V/Shqiptarja.com