SPAK vijon gjuetinë ndaj pasurive të ‘Çopjave’ të Elbasanit! Vëllait e kunatit të Ervis Çelës u sekuestrohen kompania e taksive, 25 makina dhe 2 mijë m2 tokë, vlera 77 mln lekë

22 Tetor, 15:45 | Përditesimi: 22 Tetor, 15:45

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një kompani, 25 automjete dhe një tokë arë, me vlerë totale 77 milionë lekë, në kuadër të hetimeve pasurore ndaj organizatës të Çopjave të Elbasanit. Me vendim të datës 14 tetor 2026, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sekuestros preventive për pasuritë në emër të Franci Canajt dhe Albin Çelës.

E.H/Shqiptarja.com