Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdherarreste, 14 te ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash

18 Maj, 17:35 | Përditesimi i fundit: 2024-05-18 19:47:22

Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, janë goditur nga megaoperacioni i SPAK. Nga 50 urdherarreste janë ekzekutuar 14 në Shqipëri dhe  6 jashtë vendi, ndërsa 30 janë në kërkim! Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.