SPAK zbulon 4 akuzat për kardiokirurgun Edvin Priftin! Ish shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë iu gjetën cash Є në banesë e zyrë

13 Shkurt, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2024-02-13 12:46:00

Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur Edvin Prifti, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndaj tij rëndojnë 4 akuza: nga korrupsion në 7 raste, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.