SPAK zbulon abuzim në tenderat e naftës në bashkinë e Kukësit, Prefekti Granit Gjana pezullohet nga detyra! Kur ishte zv.kryetar pengoi një kompani të merrte pjesë në garë

6 Dhjetor 2023, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2023-12-06 13:09:41

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pezulluar nga detyra prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderat për blerje karburanti gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryetarit të bashkisë së Kukësit.