Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur

20 Janar, 16:21

‘Zemra’ e grupit në Shqipëri, i kërkohet Tiranës ta hetojë! Operacioni në disa zona të veriut të vendit pas ankesave të shumta të qytetarëve. Organizata e ‘skifterëve’ e ndarë në 3 nivele dhe me stërvitje ushtarake. Vepronin brenda natës në një zonë dhe zhdukeshin, përdornin makina të vjedhura, targa dhe dokumente false. Roje, shoferë, shtëpi me qira dhe ‘tregtarë’ për shitjen e mallit