Spartak Ngjela për vizitën e Berishës në SHBA: Mori vizë, por mbetet ‘non grata’, prandaj PD nuk e rrëzon dot PS

11 Shtator, 19:40 | Përditesimi: 11 Shtator, 19:40

Sali Berisha mbetet "non grata" në Shtetet e Bashkuara dhe ky status, sipas avokatit Spartak Ngjela, nuk ndryshon edhe nga fakti që ai mori një vizë për të udhëtuar në SHBA. Duke komentuar vizitën e kreut të Partisë Demokratike përtej Atlantikut, Ngjela tha në Report TV se PD ndërtoi një narrativë të rremë mbi vizitën ‘a thua se Berishën e kishte ftuar presidenti.’ Për Ngjelën, PD po ndjek një politikë të një niveli të ulët dhe ka mbetur viktimë e politikës së vjetër të 90-s që bazohej në gënjeshtra. Në këto kushte, sipas Ngjelës, PD nuk vjen dot në pushtet me një non-grata dhe është e pafuqishme ta rrëzojë Edi Ramën edhe me vota.

 

E.H/Shqiptarja.com