Universiteti Bujqësor dhe tregu i punës

| Përditesimi i fundit: 2019-02-11 15:36:32


Protestat e studentëve dhjetorin e kaluar në Tiranë dhe pothuajse në të gjithë universitetet e tjera shtetërore, vec të tjerash, nxorrën si kërkesë të domosdoshme ndryshimin e tarifave për frekuentimin e shkollës dhe nevojën e rimbursimit në masën 50% për studentët e të gjitha niveleve dhe falas, për disa kategori të tjera studentore. Por nga ana tjetër, në shumë universitete nisën studimet dhe statistikat për të parë nevojat e ekonomisë së vendit për specialistë të fushave të ndryshme, kryesisht nw fushat e prodhimit. Në vend që të orientohen në degë që përafrohen me nevojat e tregut të punës, studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë zgjedhin të studiojnë në degë që tashmë kanë mbingopje. Sipas INSTAT, në raport me totalin e studentëve në auditorë, ata që ndjekin shkencat humane, biznes dhe financë, përbëjnë mbi 50% të studentëve, teksa të rinjtë që studiojnë në degët e inxhinierisë zënë 12.3% të totalit të përgjithshëm. Nga ana tjetër, studentët që ndjekin degët që kanë lidhje me bujqësinë dhe turizmin përbëjnë vetëm 7.2% të totalit. Për shkak të perspektivës, qeveria shqiptare ka parë me përparësi zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, për shkak se hapësirat për rritjen e tyre janë të mëdha. Ministria e Bujqësisë dha alarmin pak ditë më parë se profesioni i agronomit është në zhdukje, duke miratuar një ligj të posaçëm për ta kategorizuar agronominë në listën e profesioneve. Pikërisht mbi këtë opsion, atë të frekuentimit dhe zgjedhjes së degës së agronomisë në fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit në Universitetin Bujqësor të Kamzës, unë I mora një intervistë dekanit të fakultetit, professor doctor Fatmir Sallaku.

Tregu I punës dhe lidhja e studentëve me prodhimin, kjo ishte pyetja ime e dytë për dekanin Sallaku. I cili, duke e vënë theksin tek nevojat që ka ekonomia e vendit për agronomë dhe ekspertë të fushës së arkitekturës së peisazhit, një degë e re kjo dhe me shumë perspective, shpjegoi:

Ndjekja e studimeve të larta dhe frekuentimi i universiteteve për cdo familje shqiptare, si kudo në botë, ka një kosto jo të vogël financiare. Me mijra studentë, për të përballuar një pjesë të kësaj kostoje, krahas studimeve bëjnë edhe punë të ndryshme. Në fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit, studentja Blerina Mehmetaj në vitin e 2-të master shkencor, dega arkitekturë peisazhi, thotë se tre vitet e para të studimeve ka punuar si shitëse, ndërsa tani, punon në një kompani të madhe private, për të ndihmuar kështu veten e saj, por edhe familjen.

Një ndër tremijë studentët e fakultetit të bujqësisë dhe mjedisit, dega agronomi, është dhe Odisea Thanaj nga Novosela e Vlorës. Ai thotë se vjen nga një familje fermerësh që kultivon bimën e ullirit dhe nevojën që, krahas studimeve, edhe të punojë, për të përballuar një pjesë të shpenzimeve.


Nxitja pra e studentëve dhe përgatitja e tyre për tregun e punës, gjetja e rrugëve të punësimit në institucione shtetërore dhe biznese të ndryshme private, është një nga prioritetet e punës së stafit akademik të fakultetit të bujqësisë dhe mjedisit. Për të cilat dekani Sallaku është optimist se shumë shpejt agronomët e lartë dhe specialistët e mjedisit do të integrohen me sukses në tregun e punës dhe do t’I japin shtysë positive prodhimit në fushën e bujqësisë, të turizmit dhe agrobiznesit .

Programe të tjera