Spektakël dritash, kërcime dhe fishekzjarre, zbulohet plani i ceremonisë hapëse të Botërorit! Tifozët fillojnë hyrjen në stadium

20 Nëntor 2022, 15:43

Stadiumi "Al Bayt" në Al Khor të Katarit do mirëpresë cermoninë hapëse të Kupës së Botës si edhe ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit në 17:00. Dy orë para fillimit të ndeshjes, tifozët kanë nisur të futen në stadium. Me kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe i inauguruar në 30 nëntor të 2021, stadiumi është i ri dhe në formën e dunave të rërës në tarracë. Në videot më poshtë duket edhe një plan sesi do jetë cermonia hapëse në fushë, teksa nuk do mungojë spektakli i fishekzjarreve.