Spektakël mbi Vatikan, 3000 dronë formojnë fytyrën e Papa Françeskut

14 Shtator, 13:40 | Përditesimi: 14 Shtator, 13:40

Herën e fundit që dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë ishte për të parë tymin e bardhë që shpallnin zgjedhjen e Papës së ri, Leos XIV.

Por mbrëmjen e së shtunës, turma u rikthye për të përjetuar një spektakël të jashtëzakonshëm me rastin e Vitit Jubilar të Kishës Katolike: një shfaqje me dronë, e frymëzuar nga vepra e famshme e Mikelanxhelos “Krijimi i Adamit” në tavanin e Kapelës Sistine.

Shfaqja më e madhe me drone, 3 mijë të tillë, që është organizuar ndonjëherë në Europë, u realizua nga kompania Nova Sky Stories e Kimbal Musk, me lejen e Selisë së Shenjtë, e cila theu një traditë shumë shekullore për të lejuar këtë spektakël dritash të shoqërojë koncertin e parë ndonjëherë në Sheshin e Shën Pjetrit.

r.k./Shqiptarja.com