Karnavalet në Shkodër, qindra qytetarë shijojnë spektaklin e dritave në godinën e bashkisë

23 Shkurt, 20:41 | Përditesimi i fundit: 2024-02-23 21:00:16

Shkodra është përfshirë e gjitha nga atmosfera festive si pasojë e organizimeve për karnavalet që do të zgjasin për 3 ditë me radhë.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka ndarë pamjet nga spektakli i dritave në godinën e bashkisë që ndiqet nga qindra qytetarë të mbledhur për të festuar.