Spërkatja me pesticide në bujqësi, 6 të helmuar në muaj! Mjeku në Fier: Fermerët të bëjnë kujdes me dezinfektimin

4 Qershor 2023, 16:39

Gjatë muajit Maj, 6 fermerë u shtruan në spitalin e Fierit pasi ranë në kontakt me helmet gjatë spërkatjes së pemëve e bimëve. Mjeku toksikolog këshillon fermeret të bëjnë kujdes me dezinfektimin.

“Gjatë punëve në bujqësi për dezinfektim të kenë kujdes kur punojnë se ndodhin shumë raste të intoksimit. Vijmë këtu me helmim. Kemi pasur 5-6 raste me shqetësimi që mund të bëhen dhe të rrezikshme”.- tha Lulzim Banushi  toksikolog