Spille, lundroi me gomone duke shkelur perimetrin e sigurisë, gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi

23 Korrik 2023, 20:06

Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues.

Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome.