Spiropali për Report Tv: Unë jam dhe do të jem në PS, ku i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin!

30 Qershor, 10:33 | Përditesimi: 30 Qershor, 10:39

 

Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj, deputetja e PS Elisa Spiropali tha se po punon për draftin për Shqipërinë e re. E pyetur nëse do të largohej nga partia si Marjana Koçeku, pas pakënaqësive që ka shprehur për drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Spiropali tha se vendi i saj është në PS dhe ato që i kanë bërë dëm partisë, të shkojnë aty ku e kanë vendin.

 

E.H/Shqiptarja.com