Spiropali thirrje opozitës: Hiqni dorë nga kaosi! Reforma Zgjedhore? Nuk do jetë peng i ‘karrigeve’

1 Mars, 14:48

Skenarin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ministrja Elisa Spiropali, e ka hedhur poshtë. Nga Shkodra, si drejtuese politike e këtij qarku, ajo deklaroi se socialistët do të vazhdojnë punën për premtimet e bëra, ndërsa u bëri thirrje opozitës të gjejnë gjuhën e përbashkët e të heqin dorë nga kaosi në parlament.