TIRANE-Zëdhënësja e qeverisë dhe ministre e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar sot në lidhje me akuzat ndaj infermierit Qazim Ismaili që është mes ekipit të bluzave të bardha për të shërbyer në Itali në përballimin e situatës së pandemisë COVID-19. Spiropali e cilëson Petrit Vasilin zvarranik që me ligësi helmon shpirtin dhe mendjen e njerëzve, pasi n/kryetari i LSI-së tha Edi Rama tallet me mijëra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për "mjek", referuar Qazim Ismailit.
“Nuk duam të merremi me opozitën në këto kohë luftë kaq të egër për në këtë kohë bëhet e pamundur heshtja kur tejkalohen dhe kufijtë e njerëzores me ligësira që helmojnë shpirtin dhe mendjen njerëzve ndërkohë që ata sot kanë nevojë për ndihmë prej nesh të zgjedhurve të tyre. Vesi del me shpirtin dhe disa specie të hatashme të faunës opozitare as sot nuk e qepenosin dot zgavrën e gabuar në vend të gojës. Unë e di që janë shumë të mërzitur me mallëngjimin që përfshiu mbarë Italinë prej gjestit tonë solidar me popullin fqinj e vëlla matanë detit për të cilën u gëzua i madh dhe i vogël me emrin shqiptar me përjashtim të disave të quajtur luanë dhe petrita të cilët janë shëmbëlltyra e një ligësie që e ka shoqëruan në shekuj sojin më të ulët politikanit shqiptarë, por dhe që për këtë rasti kaq solemn të historinë e marrëdhënieve me Italinë e me Europën, luanët dhe petritët të mos gjenin forcën të heshtnin por t’i vërsuleshin një shqiptari të mirë e të urtë, vetëm, e vetëm për të bërë pis veshjet e bardha të atyre 30 misionarëve që u kthyen në engjëj shpëtimtarë në sytë e popullit italian, kjo kalon dhe kufijtë e të pabesueshmes.