Spitali i Skraparit pa mjekë specialistë e aparatura! Dy doktorë pensionistë u shërbejnë 12 mijë banorëve: Kur të ikim ne, spitali do mbyllet

4 Dhjetor 2023, 16:20

Spitali i Skraparit po shkon drejt mbylljes pasi prej vitesh mungojnë mjekët specialistë si dhe aparaturat mjekësore. Aktualisht punojnë me kohë të plotë dy mjekë që e kanë kaluar moshën e pensionit dhe dy mjekë me kontratë. Ata nuk arrijnë të mbulojnë shërbimin për 12 mijë banorë