Sport, qetësi dhe ajër i pastër! Liqeni Artificial plot në fundjavë, preferohet nga të gjitha moshat! Turistët: Është vërtet bukur të jesh këtu

27 Gusht 2023, 16:52

Liqeni Artificial është kthyer në destinacionin më të preferuar nga banorët e kryeqytetit dhe turistët jo vetëm në fundjavë por edhe për disa orë pushim në natyrë, larg zhurmës urbane. “Report Tv” përcolli gjatë një ditë atmosferën atje ku nuk mungojnë fëmijët që argëtohen por turistët e huaj të surprizuar për mirë.