Stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë zjarri

19 Prill, 15:33

Emergjencat Civile do të vendosin stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë për zjarre.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili sot së bashku me ekspertë të mjedisit dhe përfaqësues vendorë të qarkut Fier vizituan pyllin e PishëPoros i cili vitin e kaluar u dëmtua masivisht nga zjarret.

Çako tha se është miratuar një ndihmë prej 30 milionë euro nga qeveria italiane për modernizimin e shërbimit zjarrfikës dhe jo vetëm, ndërkohë së shpejti nis dhe projekti I monitorimit të mbështetur nga qeveria japoneze